Gjatë ditës së sotme është raportuar se Ambasadat e Serbisë në Austri dhe Gjermani kanë marrë kërcënime për sulme terroriste gjatë ditës së martë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka pretenduar se i dyshuari për këto kërcënime është Denis Krasniqi, një 26-vjeçar nga Zvicra me prindër nga Kosova.
Ai tha se Krasniqi aktualisht ndodhet në Kosovë dhe është lëshuar një urdhër për t’u paraqitur në polici pas kthimit të tij në Zvicër.
Këto kërcënime janë duke u trajtuar seriozisht nga autoritetet serbe dhe ndërkombëtare.