Vitia: Sigurimi shëndetësor, proces i pakthyeshëm

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë tha se projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor është proces i pakthyeshëm.

I pari i këtij dikasteri theksoi se janë analizuar me kujdes të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi ynë shëndetësor, derisa theksoi se kanë studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare për të krijuar një ligj që i përshtatet nevojave të qytetarëve të Kosovës.

“Ne kemi analizuar me kujdes të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi ynë shëndetësor dhe kemi studiuar praktikat më të mira ndërkombëtare për të krijuar një ligj, i cili i përgjigjet nevojave të qytetarëve tanë dhe ligj që do te jetë, mbi të gjitha, i zbatueshëm edhe në realitetin tonë ekonomik e social. Ky projektligj është hapi themelor drejt sigurimeve shëndetësore në vend dhe është tashmë proces i paktheyshëm”, tha Vitia.

Ndryshe, sot Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë vlerësoi se ky projektligj synon të garantojë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews