Veterani dhe invalidi i luftës, Naim Shala, ka ndërruar jetë sot në një mënyrë të papritur.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Ferat Shala, djali i axhës së tij dhe deputet i PDK-së. Ferat Shala ka treguar se Naimi ishte bashkëluftëtar i tij në orët e para të luftës.
“Naim Shala, djali i axhës dhe bashkëluftëtari i orëve të para, papritmas na la. Për mua është e vështirë të pranoj faktin që nuk është më. Dhimbja për humbjen tënde do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Informacione për varrimin dhe ceremonitë e tjera do t’i ndajmë me ju me kohë,” shkroi Shala në Facebook.