“Nga sot janë të paligjshëm”, Ferat Shala publikon zyrtarët që po mbajnë detyra jofunksionale

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot janë jofunksional.

Kjo për shkak të ligjit për zyrtarët publik, neni 35 që ka hyrë në fuqi tash e një vit.

Postimi i plotë:

Funksionet me Ushtrues Detyre – Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kjo Ministri, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale. Çdo vendimmarrje brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita “ushtrues detyre”, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji NR.08/L-197 Për Zyrtarët Publik, Kapitulli III, Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit. Është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtligjshëm, e vendimet e kësaj Qeverie nga sot për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme. Për ta ilustruar këtë shembull të keqqeverisjes apo paaftësisë qeverisëse, më lejoni të ju përmend një listë të “ushtruesve” në këtë Qeveri, përkatësisht në këtë Ministri:

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ushtrues detyre,

Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ushtrues detyre,

Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, ushtrues detyre,

Drejtori i Departamentit të Mjedisit, ushtrues detyre,

Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ushtrues detyre,

Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, ushtrues detyre.

Shihni edhe një fakt të çuditshëm; në pozita shumë të larta, ka raste kur një zyrtar ka ushtruar pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, pas një periudhe ka kaluar ushtrues detyre në Agjenci të Mjedisit, pastaj pas një periudhe tjetër prap është kthyer ushtrues detyre i sekretarit. Pra, kemi të bejme me ushtrues të shumëfisht, “ushtrues të ushtruesve” e manipulime të tilla.

Për më keq, ka pozita ku “ushtruesi” është emëruar kundërligjshëm, duke kapërcyer shume “shkallë” nga pozita e zyrtarit, në ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit.

Pse ndodh kjo?! – Arsyeja e vetme është që ata të jenë më të “dëgjueshëm dhe të kontrollueshëm”, dhe rasti më ilustrativ për dëgjueshmërinë së tyre, është afera tashmë publike e Ambalazhuesve të Ujit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews