Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu

Ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu, dhe nga jeta ndahet zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat për atdheun.

“Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews