Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një 29-vjeçare ka vdekur sot në Vlorë pasi ra në kontakt me rrymën.
“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë