Ushtarët italianë të misionit të NATO-s në Kosovë, kanë kryer patrullime në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar për media.
“Ushtarët italianë nga regjimenti i Bersaglieri, të caktuar në Komandën Rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, kryen patrullime në këmbë dhe të motorizuara përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftim.