Zbarkojnë 300 trupa britanik në Kosovë

Në orët e mbrëmjes së sotme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka aterruar një aeroplan ushtarak britanik.

Në të ishin ushtarët britanikë, të cilët do t’i bashkohen forcave të KFOR-it në Kosovë.

Lajmin për aterrimin e tyre e bëri të ditur NATO-ja përmes një postimi në platformen “X”.

“Personeli i Mbretërisë së Bashkuar nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja është vendosur përkohësisht në Kosovë, për një ushtrim rutinë të stërvitjes së provave operative me trupat e tjera të KFOR-it”, ka shkruar NATO në postim, raporton Klankosova.tv.

Ky ushtrim është planifikuar të zgjasë nga data 18 shtator deri në fund të tetorit.

Kontingjenti ushtarak britanik përbëhet nga më shumë se 300 trupa.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews