Udhëheqësit e dy institucioneve ta pavarura kundërligjshëm marrin pjesë në fushatë të VV-së, pushteti hesht

Në kundërshtim me ligjet në fuqi, udhëheqësit e dy institucioneve të pavarura janë përfshirë në fushatë zgjedhore.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, janë parë në tubime elektorale të VV-së.

Ndonëse një gjë e tillë është e ndalur me ligjet që rregullojnë këto dy institucionet, zyrtarëve në fjalë nuk iu ka bërë përshtypje një gjë e tillë.

Qeveria dhe zyrtarët e lartë të VV-së deri me tani nuk e kanë thënë asnjë fjalë për këto veprime antiligjor. Krejt ndryshe kishte vepruar me policin hetuesi Idriz Gashi, të cilin pa asnjë provë e akuzonin se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku-Isufi, e ka shkelur ligjin mbi të cilin funksionon institucioni që e drejton.

Ajo ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të VV-së, ndonëse një gjë të tillë e ndalon Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Madje, ajo ka postuar edhe fotografi nga një tubim elektoral i VV-së.

Demokracia e ka publikuar fotografinë në fjalë.

Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës e ndalon rreptësishtë që anëtarët e këtij autoriteti të përfshihen në aktivitete politike.

Në nenin 23 të këtij ligji tregohet se çka nuk mund të bëjnë anëtarët e këtij institucioni të pavarur.

Në pikën tre të këtij nenin thuhet se gjatë ushtrimit të mandatit, anëtari i Komisionit nuk mund të përfshihen në aktivitete politike.

Kurse, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, Emin Hoxhaj, është parë duke marr pjesë në tubimin elektoral të kryeministrit Albin Kurti, i cili është mbajtur në fshatin Cërmjan të Komunës së Gjakovës.

Gazeta Nacionale kishte publikuar fotografi të Hoxhajt, i cili shihej në tubimin e Kurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Albin Kurti kishte postuar disa fotografi në të cilat shihet Emin Hoxha, i cili është nga fshati Cërmjan.

Tubimi në këtë fshat ka qenë i pari që Kurti e kishte mbajtur në këtë fushtë.

Pjesëmarrja e Hoxhajt në këtë tubim ishte në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Neni 68 i këtij ligji e ndalon që zyrtarët e këtij institucioni të marrin pjesë në aktivitete politike.

Asnjërin prej këtyre veprimeve të kundërligjshme nuk është dënuar nga zyrtarët e lartë të VV-së.

Partia në pushtet, e cila vazhdimisht kishte akuzuar qeveritë e kaluara për politizim të administrues, po vepron krejt ndryshe tani.

Ministrat e Qeverisë Kurti dhe disa deputetë të VV-së kishin reaguar ashpër ndaj rastit të hetuesit policor Idriz Gashi.

Ndonëse nuk kishin asnjë provë, ata pretendoni se polici në fjalë kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së në fshatin e tij.

Ani pse një video e publikuar në disa media tregonte se hetuesi Gashi nuk ishte prezent në tubimin e PDK-së, disa ministrat kishte nxjerr në fotografi duke insistuar se ai ishte pjesë e tubimit.

Për shkak të reagime të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrit të Financave, Hekuran Murati, dhe disa deputetëve të VV-së, Inspektorati Policorë e kishte suspenduar nga puna hetuesin Idriz Gashi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews