“I dëmshëm bojkoti i VV-së ndaj mediave” – Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të KiE-së vlerëson përgatitjet për zgjedhjet e 9-shkurtit

Një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vlerësuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë dhe ka bërë thirrje për zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe demokratike, pavarësisht polarizimeve politike në rritje.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, delegacioni theksoi rëndësinë e një fushate elektorale të qetë dhe paqësore, duke përmendur besimin e përgjithshëm të akterëve në procesin zgjedhor dhe në aftësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të përmbushur detyrimet brenda afateve.

“Në përfundim të vizitës së tij parazgjedhore në Prishtinë, një delegacion nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) vlerësoi përgatitjen e mirë për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës pavarësisht polarizimit në rritje dhe u bëri thirrje të gjithë akterëve të veprojë me përgjegjësi dhe me gjithëpërfshirje, në dobi të popullatës.

Delegacioni theksoi se fushata elektorale që sapo ka nisur është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe paqësore. Bashkëbiseduesit shprehën besimin në procesin zgjedhor dhe në aftësinë e KQZ-së për të përfunduar përgatitjet për zgjedhjet brenda afateve të përcaktuara. Delegacioni pret që procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, gjë që do të ishte shenjë e pjekurisë së institucioneve.

Delegacioni u informua se ligji zgjedhor i miratuar në vitin 2023, i cili kryesisht bazohej në rekomandimet e vëzhguesve ndërkombëtarë, ka sjellë përmirësime teknike, përfshirë digjitalizimin e operacioneve zgjedhore, mundësinë që u jepet votuesve jashtë vendit për të hedhur votën e tyre personalisht jashtë vendit dhe modalitete të reja për numërimin e votave që u ndahen partive dhe kandidatëve. Gjithashtu, rregulloret e reja që synojnë forcimin e monitorimit të shpenzimeve të fushatës janë parë pozitivisht nga shumë akterë”, thuhet në njoftim.

Delegacioni ngriti shqetësime për dezinformatat, transparencën e mediave dhe bojkotin e tri stacioneve televizive nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu u kërkua ulja e retorikës populiste dhe u theksua nevoja për përfshirjen e grave dhe komuniteteve joshumicë.

“Megjithatë, shqetësimet u ngritën në lidhje me mungesën e rregulloreve për mediet online, transparencën e pronësisë së medieve, procedurën e emërimit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medieve, si dhe ndikimin e mundshëm të dezinformatave dhe përdorimit të inteligjencës artificiale gjeneruese gjatë fushatës.

Ngurrimi i disa partive politike për t’u përfshirë në debate kontradiktore në televizion dhe bojkoti i shpallur i tri stacioneve televizive të njohura nga partia në pushtet, u konsideruan të dëmshme për informimin publik, veçanërisht për të moshuarit. Delegacioni kujton se media luan rol jetik për të siguruar që votuesit të kenë qasje në informacione të ndryshme dhe të sakta, të cilat janë thelbësore për marrjen e vendimeve të informuara”.

Delegacioni përshëndeti vendimin e partisë kryesore serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, duke e parë si një kontribut të rëndësishëm për përfaqësimin dhe gjithëpërfshirjen.

Ndërkohë, shqetësimet për frikësimin e votuesve serbë dhe fushatat dezinformuese të mbështetura nga Beogradi janë evidentuar si sfida që kërkojnë vëmendje.

“Delegacioni njohu peizazhin pluralist dhe dinamik politik, me 28 lista kontestuese që përfaqësojnë komunitetet shumicë dhe joshumicë, duke u ofruar votuesve një gamë të gjerë zgjedhjesh. Megjithatë, disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për rritjen e retorikës populiste dhe nacionaliste, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës përçarëse. Ata paralajmëruan se trende të tilla mund të dëmtojnë demokracinë dhe kohezionin ndëretnik dhe gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe politikë, pavarësisht nga kuota gjinore në listat e partive.

Delegacioni vlerësoi gjithashtu kontributin e vlefshëm të një shoqërie civile të gjallë në nxjerrjen në pah të çështjeve si të drejtat e grave, personave me aftësi të kufizuara, LGBTI dhe grupet e margjinalizuara si dhe pjesëmarrja e të rinjve në politikë.

Delegacioni përshëndeti vendimin e partisë kryesore politike serbe të Kosovës për të marrë pjesë në këto zgjedhje, duke theksuar se kjo do të kontribuonte në një proces zgjedhor më gjithëpërfshirës dhe do të rriste përfaqësimin në Kuvend. Delegacioni u informua për disa ankesa pas vendimit fillestar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – i ndryshuar më vonë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme – për të mos certifikuar Listën Serbe, si dhe shqetësimet në lidhje me përfaqësimin etnik në këshillat zgjedhorë lokalë në komunat me komunitete joshumicë. Delegacioni shprehu keqardhjen që kësaj radhe nuk ishte e mundur të takohej me përfaqësuesit e partive serbe të Kosovës, por theksoi shpresën që këto çështje të diskutohen gjatë misionit të tij kryesor në shkurt”.

“Diskutimet u fokusuan edhe në situatën në veri të Kosovës dhe zhvillimet e fundit. Delegacioni u njoftua për raportet në lidhje me presionin dhe frikësimin e votuesve serbë të Kosovës, si dhe për fushatat dezinformuese nga mediet e mbështetura nga Beogradi. Duke pasur parasysh këto shqetësime, delegacioni u kërkon të gjitha palëve të shmangin veprimet që mund të përkeqësojnë tensionet. Ai inkurajon autoritetet që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar praninë e personelit nga komunitetet joshumicë në institucionet e zbatimit të ligjit si policia për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve etnike në kohë zgjedhjesh.

Delegacioni u bëri thirrje të gjitha palëve që të mbeten të përkushtuara për krijimin e kushteve për zgjedhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse, pavarësisht polarizimit në rritje dhe të sigurojnë që këto zgjedhje të kontribuojnë në forcimin e standardeve dhe praktikave demokratike në Kosovë”.

Delegacioni i APKE-së u bëri thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi, duke krijuar kushte për zgjedhje të drejta dhe transparente. Në përfundim, delegacioni shprehu pritshmëritë për një proces zgjedhor në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës dhe lajmëroi se një ekip i plotë prej 20 vëzhguesish do të monitorojë votimet më 9 shkurt 2025.

“Delegacioni i përbërë nga parti të ndryshme prej tre anëtarësh[i], udhëhequr nga Petra Bayr (Austri, SDGJ), bëri vlerësimin e saj në Prishtinë dhe takoi Presidenten e Kosovës, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit, liderët dhe përfaqësuesit e grupeve kryesore politike dhe delegacionin e Kuvendit të Kosovës në APKE, Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryevëzhguesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe anëtarët e komunitetit ndërkombëtar, si dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave.

PACE (APKE) – e cila përfaqëson parlamentarë nga 46 shtete evropiane – do të dërgojë një delegacion të plotë të PACE prej 20 anëtarësh, të shoqëruar nga ekspertë ligjorë nga Komisioni i Venecias, për të vëzhguar votimin më 9 shkurt 2025. PACE do të debatojë për konkluzionet e saj në sesionin e pjesës së prillit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews