KQZ ndryshon vendimin për vendosjen e kabinave të votimit, mbesin siç ishin

Është një shembull se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte paraparë të pozicionohen kabinat e votimeve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Një vendim i tillë nxiti reagime e kritika për shkelje të privatësisë së qytetarëve.

E ndër të parat kritikuese, ishte ajo nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

“Nuk kemi pasur kërkesa zyrtare nga KQZ për Këshillim po kemi pasur sinjalizim pa u lëshuar në detaje rreth mundësisë që persona të tjerë mund të kenë qasje persona të tjerë në vote, kemi konsideruar se shkelet e drejta për fshehjen e votes dhe privatësia. Me autorizimet tona, e kemi pare edhe si shkelje e privatësisë së individit”, ka deklaruar Krenare Sogojeva, Komisionere për Informim dhe Privatësi.

Por gjatë ditës, AIP është njoftuar për ndryshimin e këtij vendimi.

“Sot kemi marrë njoftim nga KQZ ku na kanë njoftuar se është nxjerrë një udhëzues dhe një praktikë e tillë është ndryshuar, është kthyer gjendja siç është vepruar në vitet paraprake”, ka theksuar ajo.

Televizioni është interesuar të marrë një përgjigje rreth ndryshimit të këtij vendimi nga ana e KQZ-së por e njëjta përpos se e ka konfirmuar, nuk ka dhënë detaje të reja.

Në doracakun e ri të siguruar nga Dukagjini, kabinat e votimit do pozicionohen në këtë mënyrë.

Dy kabinat do jenë të drejtuara nga klasa dhe jo nga njëra tjetra.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews