Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat për deputet, Uran Ismaili, është pyetur për gjuhën e kryeministrit Albin Kurti nëpër tubimet e tij.

Në një prej tubimeve, Kurti, PDK-së iu drejtua si PDK-hy dhe ishte pikërisht kjo deklaratë e tij që ka ngjallur debat.

Ismaili ka thënë se kjo është një mënyrë e gabuar, por edhe bullizuese, kur një kryeministër i cili tërë kohën nëpër shkolla flet kundër bullizimit, e në anën tjetër bullizon me dialektin e dikujt tjetër, në këtë rast të simpatizantëve të PDK-së.

“Mirë e paska thënë Bedri Hamza, ecim tutuje. E para secila figurë publike e ka një lloj obligimii me qenë pak larg çfarëdo lloj sibolike që është raciste apo që një lloj denigrimi mbi dialektin apo bazën e dialektit. Është e vërtetë që në rajone të ndryshme nuk i thonë PDK-së njëjtë, do me thënë ka mënyrë qysh e shqiptojnë, por nuk besoj se ajo e përcakton gjuhën shqipe mënyra se si e shqipton me dialektin që e ki, që të përcakton se ti duhesh me qenë simbol i sulmit të një kryeministri çfare e kemi ne sot. Mendoj se është model i gabuar. Ne po bëjmë fushata të tëra kundër bullizmit nëpër shkolla edhe kjo i kontribuon një lloj ideje që është mirë me e sulmu njeriun në mënyrën se si flet ose prej nga vjen. Ky është i vetmi prizëm që për mua është brengosës. Në kuptimin partiak, mirë e paska thënë, vazhdojmë”, u shpreh Ismaili në Debat Plus.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews