Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti lidhur me rastet e kësaj qeverie dhe të institucioneve të drejtësisë.
Bajrami tha se LDK po ofron një program adekuat për qytetarët derisa përmendi partinë në pushtet e cila sipas saj po kërkon mbështetje nga institucionet e drejtësisë.
“Sot qytetarët e Kosovës e kanë programin “Rruga e Re”, ofron investime kapitale, ofron paga më të larta, pensione më të larta, barna falas për pensionistët dhe zgjidhjen e shumicës së problemeve sepse të gjitha normalisht që nuk mund t’i zgjedhim dhe kanë para vetes një parti politike e cila ishte katër vite në pushtet absolut dhe sot po kërkon që të ketë mbështetje që ta ketë nën kontroll edhe institucionet e drejtësisë”, tha ajo në “Pressing”.
Deputetja tha se qytetarët duhet të pyesin se pse Kryeministri Albin Kurti dëshiron kontrollimin e institucioneve të drejtësisë.
Ndërkaq kësaj pyetje iu përgjgij vet deputetja e cila thekson se bëhet qëllimisht për t’i mbrojtur veprat korruptive të Martin Berishaj dhe të Nagip Krasniqit.
“Qytetarët duhet ta bëjnë pyetjen pse Albin Kurtit i duhet ta ketë nën kontroll Gjykatën Kushtetuese dhe pse i duhet ta ketë nën kontroll prokurorinë dhe gjyqësorin. Për të dalë dhe për të thënë nesër që Martin Berishaj është i pafajshëm edhe pse asnjëherë nuk e ka arsyetu nxjerrjen e 1.4 milionë eurove nga bankomatët e bankave komerciale në Kosovë. Për të dalë dhe për të thënë që Nagip Krasniqi është i pafajshëm anipse zotnija e ka sot aktakuzën e konfirmume, për të dalë dhe për të thënë që falja për ambalazhuesit e ujit është në rregull. Për të thënë se dhënia e subvencioneve familjarëve të ministrave dhe familjarëve të deputetëve është komplet në rregull dhe për të dalë për të arsyetu çdo vepër korruptive”, tha deputetja.