“Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik”, Bajrami demanton Muratin: Propagandë, i keni rritë veç 6.80 euro

Kandidatja e LDK-së për deputete, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami tha se ministri Murati po bën propagandë, pasi sipas saj, në Qeverinë Kurti pagat në sektorin publik janë rritur vetëm 6.80 euro brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallur zgjedhjet.

“45% Hekurani i’a ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferave të tyre”,deklaroi deputetja Bajrami.

Bajrami tha se Murati ia ka rritur për 45% pagën vetëm kryeministrit Albin Kurti si dhe të gjithë ministrave e zëvendëskryeministrave, dhe këshilltarëve politikë e shoferëve.

Ajo gjithashtu përmendi edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe dyfishimin e tatimit në pronë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews