Javën tjetër nis gjyqi ndaj Nagip Krasniqit dhe dy të tjerëve

Ish-Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, do të dalë para Gjykatës, javën e ardhshme lidhur me aktakuzën e re që i është ngritur në fund të vitit të kaluar. Krasniqi bashkë me dy të tjerë akuzohen nga Prokuroria Speciale se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej 37 milionë euro.

Nagip Krasniqi do të përballet edhe me një gjyq. Për aktakuzën e re që e ngarkon ish-Kryeshefin e KEK’ut se e dëmtoi shtetin për 37 milionë euro, shqyrtimi fillestar do të mbahet javën e ardhshme.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se seanca fillestare për këtë rast është caktuar më 28 janar.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.K., Y.D. dhe I.Z. është caktuar të mbahet me datë 28 janar 2025, në ora 09.00”, ka deklaruar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Aktakuza e re ndaj Krasniqit, Ymer Dragushës dhe Isuf Zejnës. është ngritur më 31 dhjetor 2024.

Akuzat janë për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”.

Sipas aktakuzës që është publikuar në media, Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Pika e parë e dispozitivit të aktakuzës ngarkon Krasniqin që si kryeshef i KEK-ut dhe Dragusha si u.d i drejtorit të zyrës së prokurimit në periudhën kohore prej 17 janarit 2022 deri më 27 janar 2023, duke keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër- në këtë rast operatorit ekonomik “Litëin S.A’’, t’ua shkelin të drejtat e personave tjerë, si dhe t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Kosovës.

Aktakuza thotë se duke i shfrytëzuar pozitat zyrtare, me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit i emërtuar si “Riparimi kapital emergjent i kalldasë blloku A5”, kanë vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e përcaktuara me Ligjin me nr.04/L-042 për Prokurim Publik në Republikën e Kosovës.

Sipas aktakuzës së publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, më 27 dhjetor 2022, Krasniqi e fton në zyrën e tij të pandehurin Dragusha dhe dëshmitarin Emin Tmava, duke kërkuar nga ta që në kundërshtim me rregullat e LPP-së të fillojnë procedurën e hulumtimit të tregut, me qëllim që të fillojnë procedurën e negociuar për tenderin e lartcekur edhe përkundër faktit se i pandehuri Dragusha e vë në dijeni se një procedurë e tillë është në kundërshtim me rregullat e LPP-së.

Por, në aktakuzë thuhet se përkundër faktit se ishte në dijeni se ky veprim ishte i kundërligjshëm, sipas kërkesës së të pandehurit Krasniqi, i pandehuri Dragusha kërkon nga zyrtari Tmava që t’i ftojë në takim përfaqësuesit e OE “Intering’’, ‘’Monting Energjetika’’ dhe “Litëin S.A”, të cilët operatorë paraprakisht ishin shpallur të papërgjegjshëm në procedurën e hapur të prokurimit.

Kurse, më 29 dhjetor 2022, Krasniqi dhe Dragusha thuhet se në lidhje me tenderin për procedurë të negociuar, kanë zhvilluar negociata me operatorët ekonomikë të cekur më lartë, pa qenë anëtarë të komisionit për vlerësim-negocim dhe ende pa u bë njoftimi për shpallje në faqen e e-prokurimit të KRPP-së, ashtu që më 16 janar 2023 pas përfundimit të negociatave me këtë operator, ka bërë njoftimin për shpallje në e-prokurim, me ç ‘rast ka eliminuar nga gara operatorët ekonomikë “Intering” SH.P.K’’ dhe ‘’Monting Energjetika’’ me qëllim që ta favorizojë operatorin ekonomik “Litwin S.A”.

Aktakuza e parë ndaj Krasniqit është ngritur më 19 gusht të vitit të kaluar, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.

Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews