Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin se ai duhet të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së saj të vazhdueshme me Ukrainën ose të përballet me më shumë sanksione nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Trump në rrjetin e tij social në Truth ka shkruar se nëse s’bëhet një marrëveshje për ndaljen e luftës shpejt, s’ka zgjidhje tjetër përveç vendosjes së taksave dhe sanksioneve ndaj çdo gjë që shet Rusia në SHBA.
“Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje”, dhe atë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta të taksave, tarifave dhe sanksioneve për çdo gjë që u shitet nga Rusia tek Shteteve të Bashkuara dhe tek shtetet e tjera pjesëmarrëse. Le ta përfundojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President, ne mund ta bëjmë atë në mënyrën më të lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe është koha për të bërë një marrëveshje. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË!!!”
🚨 BREAKING: President Trump issues a new statement on Russia.
Trump threatened to enact “high levels” of tariffs and sanctions on Russia if a peace deal is not struck in Ukraine.
“Let’s get this war, which never would have started if I were President, over with! We can do it… pic.twitter.com/zQMOMDcYXM
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) January 22, 2025