“Në mungesë të rezultatit po bëjnë thirrje për dhunë – kanë frikë”, Bajrami kritikon ashpër gjuhën e VV-së në fushatë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarët e Vetëvendosjes (VV) gjatë tubimeve elektorale.

Sipas Bajrami, në mungesë të rezultateve, pushteti po orienton fushatën drejt sulmeve dhe polarizimit të skajshëm.

Ajo ngriti shqetësimin se kjo gjuhë mund të interpretohet si thirrje për dhunë jo vetëm ndaj LDK-së, por edhe ndaj gazetarëve dhe analistëve.

“Në mungesë të argumenteve, kanë zgjedhur që të sulmojnë, që të bullizojnë dhe tani, çka është shqetësuese, në mungesë të rezultateve, ata kanë filluar një polarizim të skajshëm, një bullizim. Këto mund të kuptohen edhe si thirrje për dhunë ndaj të tjerëve. Jo vetëm ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ata kanë thirrje edhe ndaj gazetarëve dhe analistëve. Deklaratat e një kryeministri, i cili ka pasur 12 miliardë buxhet në dispozicion, ka pasur 51 për qind të votave në kuvend, të cilin asnjëherë më herët asnjë qeveri e Republikës së Kosovës nuk e ka pasur, për shkak se nuk ka pasur nevojë as për koalicion dhe kompromise të ndryshme që ka qenë rasti me të tjerët, dhe sot zgjedh që, në mungesë të rezultateve, një programi mbi bazën e të cilit ai konkurron, të dalë dhe të bëjë thirrje, janë thirrje për dhunë.” – tha ajo “Pressing” në T7.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews