Abdixhiku në Shtime: VV s’ka punuar asnjëherë për Kosovën, veç ofendime e ankesa

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku gjatë tubimit elektoral në Shtime, premtoi se gjatë qeverisjes së tij do të realizojnë projekte infrastrukturore që do të transformojnë vendin, teksa nuk la pa e kritikuar partinë në pushtet për mos punë dhe ofendime.

Abdixhiku tha se me LDK-në në pushtet komuna e Shtimes do të ketë kyçje në autostradë, do të krijohen vende pune, do të ketë zgjidhje të problemeve me energjinë elektrike, si dhe rrugë e spitale të reja.

Ai pushtetin aktual e quajti popullist duke mashtruar dhe varfëruar qytetarët, derisa vendin e ka lënë pa miq dhe aleatë.

Abdixhiku: Vetëvendosje nuk ka punuar asnjëherë, veç ofendime e ankesa

“Po i kalojmë katër vjet të vështira për vendin tonë. Katër vjet të një qeverie që ka mashtruar një popull të tërë, që i ka mbajtur të varfëruar, të mbyllur e të izoluar. Populli u dha pushtetarëve të sotëm gjithçka, u dha besim absolut me 51 për qind e 12 miliardë euro buxhet, secila punë në Kosovë do të duhej të ishte e lehtë. Por, për popullistët asgjë nuk është e lehtë. Ata nisin ditën me ofendime, sharje e përçarje, mbyllin mbrëmjen me ankesa për të shkuarën, e propagandë për të tashmen. Por, asnjëherë me punë. Na lanë jetë të rënduar, çmime të larta, paga të njëjta, ikje të njerëzve, shkolla pa rezultat, spitale të sëmura, biznese të shtypura e sistem të korruptuar deri në fyt… Na lanë edhe të vetmuar pa miq dhe aleatë. Kosova e përplasur me të gjithë, për katër vjet nuk ka marrë as edhe një njohje, asnjë anëtarësim”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha me LDK-në në pushtet do të realizojnë projekte infrastrukturore, duke përmendur ndërtimin e centralit me gaz, për çka tha se do të krijohen edhe vende të reja pune.

“Do të keni një kryeministër që do t’ju vijë me rrugë të reja, spitale të reja, centrale me gaz, shkolla me ushqim për fëmijë. Një kryeministër që ju vjen me kyçjen e Shtimes në autostradë ashtu siç e keni kërkuar gjithherë…Do të keni një kryeministër që punon për fëmijët, familjet, qyteti tuaj, që jep projekte dhe jo fjalë…Mbi të gjitha një rugovist që anëtarësimin në NATO e ka për mision historik…Aty ku s’kanë bërë punë në katër vjet, ne e kemi projekte infrastrukturore që e transformojnë këtë shtet. Aty ku shtrenjtimi i energjisë elektrike s’ka fund, ne kemi plan për central me gaz, për stabilitet, furnizim, për një ekonomi të sigurt, central me gaz amerikan. Këtu afër në Ferizaj, vende të punës për ju dhe gjithë regjionin këndej”, tha Abdixhiku.

Kosova shtet i pavarur, sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe miqësi të përhershme me SHBA-në, është mision i përjetshëm i LDK-së, sipas Abdixhikut.

“Ëndrra jonë politike nuk është për një Kosovë të varfër dhe të izoluar, e një Kosovë nën sanksione, e një Kosovë në përplasje me NATO-n, e një Kosove të fundit në arsim, në shëndetësi… Kjo s’është ëndrra jonë, s’është Kosova jonë. Ëndrra jonë na jehon dhe kushton në fjalë të aktit themeltar të shtetit të Kosovës, shqiptarit më të madh, presidentit historik, doktor Ibrahim Rugova. Është një ëndërr e një Kosovë shtet të pavarur, sovran, të anëtarësuar në NATO dhe BE dhe miqësi të përhershme me SHBA-të. Ky ishte misioni ynë dje, është sot dhe patjetër do të jetë dhe misioni ynë nesër”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku në këtë tubim prezantoi kandidatin e vetëm për deputet nga komuna e Shtimes, Kastriot Shabani.

Fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit ka nisur më 11 janar. Të dhënat e Demokracisë në Veprim tregojnë se deri më tash janë mbajtur rreth 380 tubime publike, derisa prin LDK-ja me 109 aktivitete, PDK 106, Vetëvendosje 71 dhe AAK 54.

Në zgjedhjet parlamentare, të cilat mbahen për herë të parë si të rregullta pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, konkurrojnë 28 subjekte politike.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 970 mijë e 944, ndërkaq numri i atyre të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës 104 mijë e 924.

Sipas KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet edhe në 17 ambasada dhe 15 konsullata, në 19 shtete të ndryshme të botës.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt 2021.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews