Rrëfimi i së dielës: Si u vranë Bajra e Kastrioti në marsin e vitit 2004?

Çdo gjë filloi me fëmijët e  mbytur në fshatin Çabër, në veri  të Kosovës dhe vazhdoi me ngjarjen  tragjike në familjen Elshani, kur u vranë dy vëllezër në të njëjtën ditë në Çagllavicë  Graçanicës (atëherë të Prishtinës.)

Rrëfimin e vrasjes së të bijve e ka treguar nëna e dy djemve të vrarë, nënë Mihrija që kalonte  dy ditë në javë në OJQ-në “Dera e hapur”, ku tuboheshin nënat që kanë humbur më të dashurit e tyre, por edhe gratë tjera që i ka sjellë aty nevoja traumatologjike.

Nënë Mihrijes nuk ia kishin  hatrin banoret tjera vetëm pse ishte më e moshuara, por më shumë si një nënë që në kohë lirie  pesë vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, humbi dy djemtë e saj në ngjarjet e kobshme të 17 marsit të vitit 2004, kur në fshatin Çagllavicë afër Prishtinës, pas një dhune spontane, u vranë dy djemtë e saj: Bajra e Kastrioti nga fshati Miradi e Fushë Kosovës.

Duke qarë herë pas here për të bijtë e vet, ajo e kujton atë ditë si ditën më të zezë të jetës së saj, që e kishte goditur në shpirt dhe që ia ka lënë përjetë vuajtjen dhe mërzinë në shpirtin e saj.

Nënë Mihrija i ka 12 fëmijë, 9 prej të cilëve i ka në jetë  dhe tre të vdekur, dy prej të cilëve të vrarë në ngjarjet e marsit të vitit 2004.

Bajra dhe Kastrioti kanë rënë në Çagllavicë, ku ishte plagosur edhe burri Osmani si dhe djali Asllani.

Duke përshkuar  fillimin e gjithë problemit, në të cilin ajo mbeti pa dy djem, thotë se fshati Çabër në pjesën veriore të Kosovës u bë sebepi i vrasjes së djemve të saj.

Si ndodhën vrasjet?

Nënë Mihirja duke treguar ngjarjen e datës 17 mars të vitit 2004 të vrasjes së dy djemve thotë:

“Përcillnim lajmet e vdekjes së tre fëmijëve në fshatin Çabër, ne gratë thamë “Zoti e bëftë hajër!”

Bajra kërceu e tha: ”Jo, pa i ndihmuar edhe ne Zotit s’e bën mirë!”.

Unë i thashë Bajrës se ti ke mbajtur burg mjaftueshëm në Itali, gjashtë vjet, derisa ishte kapur duke bartur armë me emblemën e UÇK-së. Burgun e ka vuajtur në Verona të Italisë.

U ulëm dhe biseduam për revoltën e popullatës së Kosovës që doli nga situata veriore, por vala e revoltës sa vinte e rritej dhe unë si nënë e dija se rebelimi mund të kishte pasoja, se nuk ishim zot shtëpie në vendin tonë por ishin të huajt.

E kam përcjell në punë çdo ditë përveç asaj dite kur nuk munda të dal pas tij.

E lëshuam televizorin dhe në transmetim e sipër të  ngjarjeve dhe protestave në Çagllavicë, pamë Asllanin si mundohej t’i shtynte tanket e pozicionuara, e këtë që e shihja, nuk e kisha menduar kurrë.

Kah ora 12. 30 erdhi Kastrioti dhe e pyeta çka kishte në qytet…

Ai, pas pak , u përgatit të dilte. I thashë ku po shkon?

Por, ai nuk tregoi se ku shkonte dhe me të dalë nga shtëpia, ai kishte shkuar në Çagllavicë, ku kishte takuar djemtë tjerë.

Burri nuk kishte mundur t’i ndalte, e unë nuk kisha frikë, por i qaja gratë e huaja, pa ditur se edhe ato nënat tjera, do më qanin mua së shpejti për dy djemtë e mi.

Tërë ditën kanë protestuar. Kah ora 19.00-20.00 një snajperist serb nga ballkoni i një ndërtese, e kishte qëlluar Bajrën në Kokë dhe e kishte lënë të vdekur në vend.

Thuhet se pasi ai qëlloi në Bajrën, një  polic i huaj ka shtënë në dhe e ka lënë të vdekur edhe vrasësin serb, por sa është kjo e vërtetë nuk e di?

Bajrën e kishin dërguar në Emergjencë në Prishtinë e djali tjetër Kastriotie ka kuptuar se i është vrarë vëllai dhe është revoltuar e hipur në një kamion që e kishte gjetur diku dhe është nisur për në Çagllavicë dhe e kanë vrarë forcat e huaja.

E kur erdhi një i huaj për intervistë në shtëpi i thashë se keni pasur mundësi të mos e vritni, por  të shtënit në gomat e kamionit, e ai më tha se nuk kishte ekzistuar asnjë mundësi tjetër për ta ndalur, sepse më tha ai e kishte humbur kontrollin dhe donte të hakmerrej me çdo kusht.

Kastriotin e kishin qëlluar në gjoks me shumë plumba rafal, për dallim nga Bajra që kishte marrë vetëm një plumb në kokë.

Edhe Kastriotin e kanë dërguar në emergjencë në Prishtinë dhe për te nuk kemi ditur asgjë deri të nesërmen…

Në familje kishin dëgjuar për vdekjen e tyre, por nuk mund të më tregonin si nënë e tyre se ata ishin vrarë në Çagllavicë.

Qëndroja në ankth duke  pritur  kthimin e tyre, pa ditur se ata ishin vrarë.

Asllani kishte ardhur në shtëpi, i plagosur por nuk kishte  kërkuar ndihmë edhe pse në shtëpi e solli ndihma e shpejtë.

Asllani kishte ditur për vrasjen e të dy vëllezërve. Më pas më thanë a po e merr një injeksion, kundër helmimit, se plumbi që e kish qëlluar Asllanin në krah, më thanë mund të ishte helmues dhe rrezaton tek të tjerët.

Ata më kishin  mashtruar, por bindja ishte përdorur me mjeshtri dhe unë nuk e refuzova këshillën e mjekëve që ishin të shumtë në numër.

Pasi e mora injeksionin, mu ofrua ngadalë Asllani, sikur donte t’më thoshte diçka, e në fund më tha atë që s’e kisha pritur kurrë.

Ma kumtoi lajmin më të keq të jetës:

“Nënë, bëhu e fortë se s’kemi çka bëjmë, dy djemtë na i vranë! Të shkojmë në Baicë, sepse atje duhet t’i presim e përcjellim njerëzit!”.

Nga gjendja e ndikimit të gjilpërave që kisha marrë, sërish më dhimbseshin të tjerët që do të vinin për kryeshëndosh dhe mendoja  se ata që do vinin do të mërdhinin nga të ftohtit, sepse ato ditë bënte acar i madh.

Vinin e shkonin njerëzit pa ndalur fare… Ishte një dhimbje e madhe dhe një gjendje që na kishte rënë në kokë të gjithëve.

E kisha dhembjen, por nuk i kisha kufomat e  djemve.

E kisha një zbrazëti që djemtë ishin vrarë, por njeriu ka nevojë t’i ketë trupat e pajetë.

Kufomat e djemve ishin dërguar në morgun e Rahovecit për ekzaminim dhe aty qëndruar tetë ditë dhe kjo na rëndonte tepër shumë, se dikur  t’i kishim varrosur , ndryshe do ishte gjithçka.

Unë isha në ankth të madh sepse edhe djemtë prisnin të shqetësuar të vinin kufomat e vëllezërve dhe si nënë që isha, duhej t’i mbuloja problemet që mund të rridhnin sepse situata ishte tepër dramatike, sepse ishte ndezur në familje një ndjenjë armiqësore ndaj vrasësve. Krejt këtë e ngarkonte edhe ardhja  e shpeshtë e KFOR-it që vinte çdo ditë për intervista në familje.

Më lodhën aq shumë sa u thashë përkthyesve që më të huaj nuk dua të më vinë në shtëpi! Të mi vrasin djemtë dhe të vinë të më maltretojnë në shtëpi edhe kur je duke i pritur kufomat, nuk mund t’i durojë më.

Pas tetë ditësh i sollën kufomat e djemve dhe kam mundur t’i shoh në pjesën e sipërme të trupit.

Bajra nuk dukej i dëmtuar, sepse e kishte vetëm një plumb, ndërsa Kastriotin nuk më lejuan ta shihja në trup, veçse në kokë. Gjoksin e kishte pasur të shpuar tërësisht. Këtë e dëshmuan edhe rrobat e tij, të cilat i kam shpalosur dhe kam parë se tërësisht ishin shpuar nga plumbat e automatikut.

Ne jemi pajtuar tash të jetojmë në këtë mënyrë, duke i parë fëmijët e djalit, Bajrës.

Kemi dashur të vendosim edhe pllakë përkujtimore në vendin ku janë vrarë djemtë tanë në Çagllavicë, por nuk na është lejuar!, thotë nënë Mihrija./Telegram News

m

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews