Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur të shtunën ka marrë 13 vendime, ku partitë politike janë gjobitur me 26 mijë euro,.
Lëvizja Vetëvendosje të enjten e 23 janarit është ankuar në PZAP për Partinë në Demokratike të Kosovës, pasi kandidatët e saj, Enver Hoxhaj dhe Qefsere Kuqi në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, në shtyllat elektrike kishin vendosur posterë, dhe PZAP e ka cilësuar si të bazuar ankesën e VV-së, duke e gjobitur kështu PDK-në me 3 mijë euro.
Ankesën e njëjti, dhe po në rrugën e njëjtë, VV e ka bërë edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit nga PZAP-ja është gjobitur me 4 mijë euro, për shkak se disa kandidat për deputet kishin vendosur po në shtyllat elektrike banerë të tyre.
Me 3,500 euro është gjobitur subjekti politik Srspska Demokratija, pas ankesës së bërë nga VV-ja në PZAP, pasi postera të kandidatit Aleksandar Arsenijeviq ishin vendosur në Mitrovicë të Veriut.
Lëvizja Vetëvendosje është ankuar edhe për subjektin politik Partija Kosovskih Srba (PKS), e cila është gjobitur poashtu me 3 mijë e 500 euro, për shkak të vendosjes së posterave në hapësirat/rrugët publike në veri të Mitrovicës.
Një gjobë tjetër prej 3 mijë euro, me ankesë nga VV-ja, e ka marrë PDK-ja, pasi kandidati i saj Faruk Bojaxhi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, te realizuar në hapësirat e brendshme dhe të jashtme të Bashkësisë Islame dhe Ipeshkvisë së Prizrenit.
Edhe Vetëvendosje është gjobitur me 4 mijë euro, pas ankesës së Partisë Demokratike të Kosovës në PZAP, pasi kandidati Valon Ramadani përmes një video të publikuar në TikTok kishte përdorur gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt partive tjera politike.
Me 5 mijë edhe është gjobitur Koalicioni për Familjen, pas ankesës së bërë nga organizata joqeveritare “CEL Kosova dhe Dylberizmi”, pas një video të publikuar në Facebook nga kandidati Jeton Haxhimustafa .
/Reporteri.net/