Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur propozimin e tij të diskutueshëm për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Egjipt dhe Jordani, duke këmbëngulur se të dy vendet do ta respektojnë këtë, pavarësisht refuzimeve të tyre të përsëritura, transmeton Anadolu.
“Ata do ta bëjnë. Ata do ta bëjnë atë, okay? Ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë atë”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse do të marrë në konsideratë masat për ‘i bërë presion Kajros dhe Amanit që të pranojnë planin e tij.
Gjatë fundjavës, Trump bëri thirrje për të “pastruar” Gazën dhe për rivendosjen e palestinezëve në Egjipt dhe Jordani, duke e përshkruar enklavën si një “vend i rrënuar” pas luftës gjenocidale të Izraelit.
Megjithatë, të dy vendet kundërshtuar fuqishëm çdo thirrje për zhvendosjen e palestinezëve nga tokat e tyre.
Propozimi i Trumpit erdhi pas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën izraelite, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 47.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Ky propozim nga presidenti amerikan ka marrë një kundërshtim të gjerë, me kritikët që e quajtën atë “spastrim etnik” dhe “krim lufte”. Shumë vende në botën muslimane dhe arabe, si dhe vende evropiane si Franca e kanë hedhur poshtë me vendosmëri këtë ide.