Bedri Hamza kujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

“Sot i kujtojmë tre heronjtë tanë, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Më 31 janar 1997, në një nga betejat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata dhanë jetën për lirinë dhe Kosovën. Sakrifica e tyre mbetet një nga shtyllat kryesore të rezistencës sonë kombëtare dhe një frymëzim i përhershëm për gjeneratat e reja”.

“Në këtë ditë përkujtimi, nderojmë veprën e tyre të lavdishme dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për vlerat që ata mbrojtën deri në fund. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë!”, ka thënë Hamza në një deklaratë për Klan Kosova.

Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë rënë dëshmorë në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë dhe janë dëshmorët e parë të UÇK-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews