Protestat në Serbi – shkelen me veturë dy mjeke

Në shtetin serb po vazhdojnë protestat kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pas rënies së strehimores prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona.

Gjatë pesëmbëdhjetë minutave heshtjeje në shenjë respekti për viktimat, dy mjeke u goditën nga një veturë në Beograd.

Sipas informacioneve të mediave, ato janë në gjendje të qëndrueshme, kanë marrë lëndime të lehta dhe janë transportuar në Qendrën e Urgjencës.

Ashtu si në javët e kaluara, edhe sot mjekët e Institutit të Shëndetit Mendor në rrugën Palmotiçeva dolën në orën 11:52 për të nderuar viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Gjatë këtyre 15 minutave të heshtjes, një veturë që po lëvizte me shpejtësi të plotë goditi dy mjeke.

“Mjeti nuk u ndal dhe goditi një mjeke specialiste të psikiatrisë dhe një kolege të re, specializante. Për fat, ato janë në gjendje të qëndrueshme. Policia mbërriti menjëherë për të hetuar çfarë ka ndodhur”, tha për nova.rs një mjeke nga ky Institut, e cila kërkoi të mbetet anonime.

Personeli mjekësor i kësaj spitali është në shok, “ne jemi mjekë që kujdesemi për shëndetin mendor të pacientëve, trajtojmë njerëz me trauma, ndër të tjera, por kush do të na ndihmojë tani ne? Të gjithë jemi shumë të shqetësuar dhe të tronditur”.

Nga Qendra e Ndihmës së Shpejtë bëhet e ditur se mjeket kanë pësuar lëndime të lehta.

“Ekipi ynë arriti në Palmotiçeva. Dy gra, të moshës 29 dhe 55 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta dhe u transportuan menjëherë në Qendrën e Urgjencës”, thanë nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews