Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar ka bërë homazhe sot(e premte) pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në 28 vjetorin e rënies së tij dhe Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës.
Më 31 janar të vitit 1997 në një prit të organizuar u ndeshën pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat armike serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Tre strategët e UÇK-së, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha bien heroikisht në luftime me forcat serbe derisa ishin duke udhëtuar nga Prishtina drejtë Vushtrrisë.
Prita ndaj tyre ishte ngritur pasi që ishte zbuluar aktiviteti dhe grupi i tyre.