Haradinaj: Sjelljet dhe gjuha fyese e Kurtit, do ta marrin përgjigjjen me 9 shkurt

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vizituar Prizrenit.

Më saktë, Haradinaj ka qëndruar në një familje të madhe në Prizren.

“Sonte, në konakun e Bajram Kastratit, me 110 burra nga më të veçantët që ka kjo zonë, luftëtarë e hasjanë, u ndjeva tepër i nderuar me praninë e miqve të mi, të cilët tash e 25 vite kanë udhëhequr degën e AAK-së si kryetarë dege, profesorë të nderuar, poashtu me Kryetarin e tanishëm të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi dhe kolegë kandidatë nga Prizreni”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, mendim i përbashkët se kjo qeveri nuk e meriton vazhdimin e mandatit.

“Edhe kjo lagje e Prizrenit, ashtu si e gjithë Kosova, po i bashkohet fuqishëm vizionit për Kosovën fituese, për Kosovën në NATO si garanci e stabilitetit dhe zhvillimit të vendit. Përfundimi i përbashkët i këtij takimi ishte se kjo qeveri nuk e meriton vazhdimin e mandatit. Premtimet e parealizuara, gjuha fyese dhe përbuzja që kryeministri po i bën popullit, sidomos sjelljet e tij qesharake në ditët e fundit, do ta marrin përgjigjen e merituar më 9 shkurt”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews