Naim Murseli deklarohet “plotësisht i pafajshëm” në rastin e Liridona Ademajt

Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Kurse, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodj.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Deklarimin rreth fajësisë, të akuzuarit e bënë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Javorka Perlinçeviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurorja tha se bën precizimin e kualifikimit juridik për të akuzuarit Murseli, Plava dhe Kokalla, ku fshihet neni 34 dhe mbetet si formë e bashkëpunimit vetëm neni 31 (bashkëkryerja), pjesa tjetër e dispozitivit (për veprën penale të vrasjes së rëndë) mbetet e pandryshuar.

Po ashtu, u bë precizimi i kualifikimit juridik edhe për veprën penale “Moslajmërim i veprave apo kryerëvsve të tyre”, ku u largua po ashtu neni 34. Me këtë vepër ngarkohet i akuzuari Kokalla.

Më pas, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm, Granit Plava nuk u deklarua, Kushtrim Kokalla refuzoi të deklarohet me arsyetimin se do të konsultohet me mbrojtësin, kurse Tom Dodaj pranoi fajësinë.

“Plotësisht i pafajshëm”, deklaroi Murseli.

“Nuk dua të deklarohem, siç thash më herët pa u konsultuar me avokatin tim”, tha Kokalla.

“Në mënyrë vullnetare, deklarohem i fajshëm”, tha Dodaj.

Prokurorja tha se e pranon fajësinë nga i akuzuari Dodaj pasi është bërë në mënyrë vullnetare dhe në përputhje me provat materiale. Edhe mbrojtësi i Dodajt, avokati Agron Kuqi kërkoi nga Gjykata t’ia aprovojë pranimin e fajësisë.

Paraprakisht, para leximit të aktakuzës, i akuzuari Kokalla tha që nuk deklarohet pa u konsultuar me avokatin e tij, pasi nuk i ka kuptuar të drejtat e tij.

“Nuk deklarohem pa u konstultuar me avokatin”, tha Kokalla.

Por, gjykatësja Fatime Dermaku i tha se kanë pasur kohë të mjaftueshme ta bëjnë këtë, duke shtuar se mosdeklarimi i tij nuk merret si pranim i fajësisë, dhe u vazhdua me leximin e aktakuzës.

Në fillim të seancës, prokurorja Javorka Perlinçeviq bëri të ditur se mbrojtja e të akuzuarve dhe palët tjera kanë pranuar shkresat e lëndës, por që ka pasur ankesa se nuk janë hapur CD.

Por, Prokuroria përmes e-mailit i ka njoftuar dje mbrojtësit se të gjitha shkresat në CD i kanë në një disk të jashtëm, por që sipas prokurores nga momenti që është dërguar e-maili nuk kanë marrë përgjigje. Prandaj, tha se konsiderojnë që mbrojtja i ka pranuar shkresat.

Kurse, gjykatësja e rastit, Fatime Dermaku tha se ka pranuar një njoftim nga avokati i Kokallës, Ndrecë Dodaj që CD nuk hapen, prandaj tha se për këtë e ka njoftuar prokuroren.

“Unë i kam provu sot në mëngjes CD dhe ato hapen dhe janë pjesë interehrale e diskut të jashtëm dhe kam kërkuar nga mbrojtësit në mëngjes që t’i marrin CD me vete”, tha Dermaku.

Gjyqtarja tha se lidhur me këto pretendime kanë ftuar edhe IT e gjykatës, që të verifikojë nëse ato hapen ose jo.

Por, që avokati Dodaj tha se pakënaqësitë e tij i ka paraqitur në seancën e kaluar, duke shtuar se ka provuar edhe në kompjuterë të tjerë por që DVD nuk i është hapur.

“Bashkëpunëtorët e mi kanë shkuar tek ekspertët e IT për defektet që ekzistojnë, disa hapen dhe disa faqe nuk janë përkthyer nga serbisht në shqip dhe nga gjuha suedeze në shqip”, tha Dodaj.

Por, i pyetur nga gjykatësja nëse i është hapur eksternal disku, avokati tha “Unë nuk rri kujdestar para kompjuteri, deri në ora 16:00 nuk e hap kompjuterin se jam në gjykim. Nga ora 16:00 deri në kohën e gjumit është kohë personale e imja dhe unë nuk merrem me çështje teknike”.

Më pas, gjykatësja Dermaku kërkoi nga IT i gjykatës që të marrë CD e mbrojtësit dhe të verifikojë faktin nëse e njëjta hapet.

Pas verifikimit të CD nga IT, gjykatësja Dermaku konstatoi se CD janë në rregull dhe që përmbajtja i është dorëzuar mbrojtësve, kështu që Prokuroria ka përmbushur obligimet.

Por, sërish kundërshtoi avokati i Kokallës, duke thënë se me këtë po detyrohet të përdorë mekanizma të tjerë.

“Këto nuk u hapen, nga CD që e pamë që u hapën nga kompjuterat që e kam provu nuk janë hapë, dhe nuk janë bashkëngjitë provat materiale që kanë të bëjnë me klientin tim edhe tekstet e shkrume”, tha Dodaj.

Megjithatë, gjyqtarja konstatoi se janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit fillestar dhe iu lexuan të drejtat të pandehurve për të vazhduar më pas me leximin e aktakuzës nga prokurorja.

Përkundër vërejtjeve të gjyqtares Dermaku për të mos penguar punën e gjykatë, avokati Doda vazhdoi të mos i bindet urdhrave të gjykatës, kështu gjykatësja i shqiptoi vërejtje me shkrim, duke e paralajmëruar se herëve të tjera do t’i shqiptojë gjobë.

Vërejtja iu tërhoq edhe mbrojtëses së Murselit, avokates Teuta Zhinipotoku, për të mos e penguar punën e gjykatës.

Më pastaj, u diskutua për çështjen e paraburgimit, ku mbrojtja tha se të pandehurit janë në paraburgim nga 1 dhjetori 2023. Gjykatësja tha se kur i pandehuri gjendet në paraburgim, shqyrtimi fillestar duhet të mbahet brenda 15 ditëve nga ngritja e aktakuzës dhe kjo është ajo që gjykata po bën.

Gjatë këtyre diskutimeve, avokatit Shemsedin Piraj (mbrojtës i Murselit), përkundër që në mënyrë gojore iu tërhoq vërejtja vazhdoi ta pengonte gjyqtaren, kështu u gjobit me 500 euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews