Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 500 mijë eurove për Gazën, në mbledhjen që po zhvillon sot (e premte).
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se populli palestinez ka nevojë për mbështetje humanitare si pasojë e luftës që është zhvilluar nga tetori i vitit 2023.
Tutje Kurti ka bërë thirrje që armëpushimi aktual në Gaza të shfrytëzohet për arritje të paqes së qëndrueshme.
Konflikti në Gaza ka shkaktuar humbje të mëdha për popullin palestinez. Që të rindërtojmë vendin e tyre ata kanë nevojë për ndihmën e shteteve të tjera. Për këtë arsye MPJ ka kërkuar nga MF ndarjen e gjysmë milioni euro mbështetje për popullin palestinez.
Lidhur me këtë kërkesë të MPJ-së, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar planin e ndarjes së këtyre mjeteve financiare.
“Mjetet sipas pikës 1 të këtij vendimi ndahen nga shpenzimet e paparashikuara në programin Shfrytëzimet e paparashikuara, te kategoria rezerva, dhe transferohen në MPJD në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve”, ka thënë Murati.