Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, ka fituar vëmendjen e disa klubeve të njopura në Evropë, ku së fundmi në mesin e tyre është edhe Monaco.
22-vjeçari mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës dhe ai vetë është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë, sipas BBC.
Tani gara ka filluar dhe Broja mund të përfundojë te Milani, Wolverhamptoni apo Monaco, që po garojnë për të siguruar shërbimet e tij.
Monaco po e sheh Brojën si zëvendësues të Wissam Ben Yedderit, i cili në vitet e fundit ka qenë lojtari kryesor i klubit nga principata.
Blutë e Londrës në janar kërkonin rreth 60 milionë euro për sulmuesin shqiptar, por kjo shumë e parave mund të zbresë për gjysmë në këtë afat kalimtar veror, pasi Broja në edicionin që e lamë kishte dy gola të shënuar e një asistim në 27 paraqitje./GazetaPuls