Kjo është shifra zyrtare të cilën e konfirmonte Hajriz Sinani”, minatori tri herë i shpërblyer nga Tito me çmimin “Sulmuesi i Titos”, një çmim të cilin e kanë poseduar vetëm 6-7 minatorë në hapësirat e ish Jugosllavisë, disa prej të cilëve ishin nga Majdanpeku, një minierë e njohur për prodhimin e arit në Serbi.
Hajriz Sinani i njohur ndryshe si “Babushi”, me një epitet zyrtar të tillë direkt nga Tito, kishte mundësinë të hynte në shkrietoren e arit si i vetmi person i Trepçës, me ingerenca të plota të informimit për prodhimin e sasisë së arit të konvertuar në shufra përmes kallëpimit.
Ai ishte banor i Mitrovicës veriore të cilit serbët ia morën banesën në luftë dhe ai u strehua në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë , ku edhe vdiq me vitin 2020, duke lënë pas vetes shifrën enigmatike të prodhimit të Arit nga Trepça, shifër që e pramonte edhe ish nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tash i ndjeri Mustafë Ibrahimi.
Shifrën e njejtë , nuk e kundërshton as ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe eksperti për ekonomi në Kosovë dhe rajon Safet Gërxhaliu, i cili ka folur për TelegramiNews se nuk përjashtohet kjo mundësi, por dokumentet e prodhimit të arit dhe xeheve tjera me vlerë në “Trepça”, janë në Beograd dhe atje de fakto ndodhet arkivi i Trepçës me shifrat e tilla.
Gjendja aktuale në “Trepça”, pa rroga dhe prodhim
Gjendja aktuale në “Trepça”, është e rëndë. Disa paga mujore borxh shteti i ka ndaj punëtorëve të ndërmarrjes, por përtej kësaj, Trepça, vazhdon të jetë një lëmoshkërkuese që të mbijetojë falë ndihmave soaciale që japin qeveritë sa për të mbijetuar.
Lidhur me këtë problem, eksperti për ekonomi Safet Gërxhaliu, thotë për telegramNews:
“ Një ndër pasuritë esenciale të çdo shteti në të cilën duhet ta ndërtojë zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, është shfrytëzimi i resurseve natyrore”, thotë Gërxhaliu dhe shton:
“Për fat të keq në këtë drejtim Kosova ka dështuar sepse të kesh thëngjillin, apo pasuritë më të mëdha me thëngjill dhe të jesh shtet i varur nga importi është një mëkat që nuk i falet politikanëve kosovarë, në veçanti pas luftës të kesh një minierë të Trepçës, e cila në vete ka 3/4 (tri të katërtat )e të gjitha elementeve kimike, është një turp që nuk i bën nderë Kosovës.
Të shndërrosh një gjigant të tillë në një ndërmarrje sociale e cila jeton me ndihmë nga Qeveria, është një dënim që nuk i bën nderë Kosovës.
Kjo po ndodhë në kohën kur ka nevojë për metale dhe për financim të prodhimit të tyre dhe Kosova shet nga Trepça vetëm një koncetrat.
Sot në botë nga një ton koncetrat i Trepçës nxirren më shumë se 31 lloje metale dhe me teknologji prodhohen infuzione për sëmundje kancerogjene.
Një gjigant i tillë të bie në shtabin e ndihmës sociale është dështim që do të na gjykojnë gjenerata e ardhme.
Nuk mbahet Trepça vetëm me ndihmën e minatorëve, duhet teknologji moderne dhe shkrirje të metaleve.
Ka forma të ndryshme që mund të jenë si zgjidhje për këtë problem si: orientimi në profesionalizëm, mendimi për një partneritet publiko-privat, ndoshta të privatizohet apo të konstitunohet.
Në Trepçë nuk ka nevoj për investim miliardëshe, mjafton një shkritore e koncentratit, që ai koncentrat të mos shitet me 50 dollar por të paktën të përpunohet, të gjysmë fabrikohet, apo edhe të finalizohet sepsa Kosova me një 1000 kilogramë koncentrat mund të nxirren 100 kilogramë metale dhe është dhjetëfishi i vlerës së koncentratit”, ka pohuar Gërxhaliu për TelegramNews./TelegramNews/