Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron për përkrahjen e Serbisë në vizitën e tij të fundit në këtë vend.
Ajo e akuzoi Macronin për trajtimin e Serbisë si pro-perëndimore ndërkohë që, sipas saj, ajo është proruse.
“Macroni u shit per 12 aeroplan te shitur Serbise – madje u be alkimist serbine proruse po e sheh properendimore”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”.