Lista zyrtare me futbollistët e grumbulluar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho për finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” do të bëhet publike sot në orën 16:00.
Në të njëjtën orë trajneri brazilian do të dalë në një konferencë zyrtare për media në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë gazetarëve ku do të flasë për listën e lojtarëve, përgatitjet, dy ndeshjet miqësore dhe finalet e “EURO 2024”.
Lojtarët fillimisht do të grumbullohet në Shqipëri e më pas në fundin e muajit maj do të udhëtojnë drejt Austrisë.
Kombëtarja i ka edhe dy ndeshje miqësore në program ndaj Lihtenshtajnit më 3 qershor në orën 20:00 dhe Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00.
Më datë 8 qershor kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe do t’i zhvillojnë përgatitjet për finalet e Europianit, në kampin bazë në SportCentrum Kaiserau.
Kombëtarja shqiptare do të debutojë në finalet e Evropianit “Gjermani 2024” më datë 15 qershor në takimin e parë ndaj Italisë, që do të luhet në orën 21:00, në stadiumin “Signal Iduna Park”./GazetaPuls