Besnik Tahiri, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë të dhënat e publikuara se Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon prej 4 % nuk qëndron.
Ai ka thënë se sipas këtyre të dhënave që janë publikuar nga Barometri Ballkanik 2024 të cilat i ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje, i bie që Kosova ka papunësinë më të vogël edhe se Gjermania e Zvicra.
Sipas Barometrit Ballkanik, mesatarja rajonale e papunësisë është 11%. Niveli më i ulët i papunësisë rezulton në Kosovë 4%, në Serbi me 7%, Malin e Zi 9%, Maqedoninë e Veriut 13% dhe Bosnjë, 11%.
Në 1000 persona të pyetur Kosova kishte nivelin më të lartë të të punësuarve me pagë me 65% të të pyeturve, Serbia me 54%, Bosnja me 52, Maqedonia e Veriut me 48% dhe Mali i Zi me 52%.