Ylber Ramadani padyshim është motori i Kombëtares së Shqipërisë.
Ai një prej lojtarëve më kyç të Kombëtares kuqezi dhe truri i skuadrës së drejtuar nga Sylvinho.
Ndoshta kjo është edhe një nga aryset kyçe përse tekniku Brazilian e ka kthyer atë në një lojtarë të pazëvendësueshëm në kombëtare.
Në raportin e fundit të publikuar nga UEFA në lidhje me skuadrat pjesëmarrëse në EURO 2024, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka vrapuar më së shumti në fushë gjatë tri ndeshjeve që Shqipëria i zhvilloi.
Ai ka një mesatare prej 12.15 km dhe renditet në vendin e pestë.
Mesfushori nga Shtimja është vetëm pas emrave të mëdhenj si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili.