Policia e Kosovës ka njoftuar së një person i moshuar ka kërkuar ndihmë mjekësore derisa ishte në një kafiteri në Obiliq.
Bëhet e ditur se me të dalë ekipi mjekësor dhe Policia në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete.
Sipas raportit, trupi i pajetë është dërguar në IML.
“HETIM MBI VDEKJEN-Obiliq 20.09.2024 – 12:19. Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje./TelegramNeës./