Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me një mjet bujqësor në Cërrik të Shqipërisë.
Mësohet se si pasojë e plagëve të marra, ai ka shkuar në spital pa shenja jete.
“Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”.
“Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”./abcnews.al