Sylvinho flet sot për miqësoren me Azerbajxhanin

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në Austri, teksa e gjithë skuadra është e plotë dhe e ka kryer seancën e radhës stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi është stërvitur nën urdhrat e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik.

Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe në ndeshjen e të premtes ndaj Azerbajxhanit do të jenë të gatshëm edhe Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, të cilët u lanë pushim në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit.

Kombëtarja vijon me përgatitjet intensive në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, ndërsa nesër mbrëma Shqipëria do ta zhvillojë edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, në stadiumin “Haladás Sportkomplexum”, në orën 19:00.

Ndërkohë sot nga ora 12:00, trajneri Sylvinho do ta mbajë konferencën për shtyp për të folur për këtë ndeshje.

Me të në konferencë do të dalë edhe sulmuesi i krahut, Taulant Seferi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews