Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, teksa mediat gjermane raportuan për 11 persona të vdekur, kurse 60 deri në 80 të tjerë të lënduar.
Presidentja nëpërmjet një postimi në “X”, ka thënë se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë në këtë tragjedi.
“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur. Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”, është shprehur presidentja.
The devastating attack in Magdeburg is a stark reminder of the threats we face and the strength we must show in times of tragedy.
Our hearts ache for the victims, their families, and all those impacted.
In the face of such tragedies, we must stand united and reaffirm our…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 20, 2024
Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur të premten si pasojë e përplasjes së një makine në turmën e një tregu Krishtlindjesh në qytezën lindore gjermane, Magdeburg.