“Mjaft është mjaft”: Organizatat shqiptaro-amerikane letër ShBA-së, Kurtit e Osmanit për Gjykatën Speciale

Organizatat e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, kanë reaguar me anë të një deklarate në lidhje me siç e quajtën ata, padrejtësinë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagimin e këtyre organizatave thuhet se Dhomat e Specializuara kanë ndërmarrë veprime që minojnë drejtësinë dhe paqen, ku thanë se katër vjet më parë, pa aktakuzë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ndalua derisa ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë “për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Serbinë”.

“Ky arrestim kishte për qëllim sabotimin e përpjekjes amerikane për të siguruar paqen në rajon. Që atëherë, nëntë zyrtarë të tjerë të shquar shqiptarë, përfshirë dy ish-Kryetarë të Parlamentit, janë arrestuar—ndërsa asnjë serb nuk është sjellë para drejtësisë nga kjo Dhomë”.

“Kjo pabarazi e theksuar bëhet edhe më shqetësuese duke marrë parasysh rolin e Serbisë në të kaluarën tragjike të Kosovës. Gjatë luftës, Ushtria Serbe dhe grupet paramilitare kryen mizori, përfshirë masakra, ekzekutime të përmbledhura (përfshirë vrasjen e tre shtetasve amerikanë) dhe vrasjen brutale të grave dhe fëmijëve”.

“Për më tepër, Dhomat e Specializuara kanë shkelur procesin e rregullt ligjor, duke paraqitur prova të sajuara dhe duke u mbështetur në dëshmitarë të rremë. Përmes veprimeve të saja, kjo gjykatë synon të rishkruajë historinë duke barazuar viktimat dhe agresorët—një përpjekje e turpshme për të relativizuar rezultatet e ndërhyrjes së NATO-s kundër makinerisë së luftës së Millosheviçit. Si organizata të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, ne kundërshtojmë me forcë këtë shtrembërim të turpshëm të së vërtetës historike”, thuhet në reagimin e tyre.

Më tej, organizatat që e nënshkruan këtë letër, i kanë bërë thirrje presidentes së vendit, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, Kuvendit të Kosovës e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që të reagojnë në lidhje me padrejtësitë e Gjykatës Speciale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews