Kurti pret në takim një delegacion të bizneseve nga Izraeli, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit.

Delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Waldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive “me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”.

Gjatë takimit thuhet se u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.

“Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku pas ankandit të suksesshëm me energji solare, dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews