Krasniqi: PDK-ja do të heqë sanksionet e BE-së në disa muaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se me një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja, masat sanksionuese të Bashkimit Evropian kundër Kosovës do të hiqen brenda disa muajve.

Krasniqi ka treguar se ka lobuar personalisht në Bruksel, për të kërkuar heqjen e masave, një detyrë që, sipas tij, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta përmbushë.

Kreu i PDK-së kritikoi qeverinë aktuale për mungesën e veprimeve konkrete në këtë drejtim.

“Unë sot iu them me bindje të plotë dhe iu zotohem. Më një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja për disa muaj do t’i heqim masat sanksionuese. Unë personalisht kam lobuar prej momentit që janë vendos. Nëse zoti (ish-komisionari për zgjerim i BE-së) Varhely ka qenë një ndër njerëzit kryesor që ka vendosur mi shty këto masa tutje, as Kurti as Gërvalla as Bislimi asnjë zyrtar i Qeverisë nuk e ka takuar, me i thënë hiqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews