Kryeministri Albin Kurti, e ka falënderuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës bashkë me stafin e saj, pas publikimit përfundimtar të numrit të popullsisë, që u bë këtë të enjte.
Kurti tha se regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 ka ndjekur standardet e Eurostat-it dhe të Kombeve të Bashkuara dhe se sipas tij kjo e forcon pozitën tonë në arenën ndërkombëtare.
“Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 ka ndjekur standardet e Eurostat-it dhe të Kombeve të Bashkuara. Kjo na e forcon pozitën tonë në arenën ndërkombëtare. Të dhënat e grumbulluara tani krahasohen dhe harmonizohen me ato të vendeve të tjera, duke na mundësuar të tregohemi si një partner i besueshëm në bashkëpunimin rajonal dhe global.
Ato janë pasqyra e realitetit tonë, dhe njëkohësisht busulla e cila na udhëheq drejt së ardhmes duke u bazuar në evidencë dhe fakte.”, ka shkruar kryeministri.