Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku një makinë ka goditur një turmë njerëzish në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.
Siç shkruan media gjermane, Bild, nga sulmi kanë mbetur të lënduar nga 60 deri në 80 persona, teksa sulmi nisi rreth orës 19:00.
Pas sulmit, tregu i Krishtlindjeve në Magdeburg është mbyllur, teksa organizatori ka bërë thirrje që të gjithë të pranishmit të largohen nga qendra e qytetit.
Tashmë është publikuar edhe momenti i sulmit.
BREAKING:
Islamist car-ramming terror attack against Christmas market in Magdeburg, Germany kills at least 11 people and wounds more than 60.
— Visegrád 24 (@visegrad24) December 20, 2024