Italia do të luajë ndeshjen hapëse të EURO 2024 të së shtunës kundër Shqipërisë, ku Luciano Spalletti mori një lajm të mirë, pasi Nicolo Barella, Davide Frattesi dhe Nicolo Fagioli janë kthyer në stërvitje.
Ndeshja zhvillohet në Dortmund të shtunën në orën 21:00, ku në grup përveç Shqipërisë dhe Italisë janë edhe Spanja dhe Kroacia.
Mbetet për t’u parë nëse Barella do të rrezikohet në formacionin startues kundër Shqipërisë, pasi ka më shumë gjasa që ai të pushojë në favor të ndeshjeve më të vështira.
Sa i përket Frattesit, ai ishte rikthyer tashmë me pjesën tjetër të skuadrës dje dhe nuk shqetësim të madh për mungesën e mundshme të tij.