Shqiptarët të shqetësuar për qeverinë laramane, e më pak për statusin politik të tyre

Hajrullah Hajdari

Në këto ditë vere përvëluese, si duket shqetësimi kryesor, përçudi edhe i shqiptarëve (analistave), është politika, madje politika qendrore shtetërore, e jo politika e mirëfilltë shqiptare. Është e kuptueshme se arsyeja shtysë për diskutime, por edhe analizime është riformatimi i Qeverisës së Malit të Zi, si një ngjarje a rrethanë që bënë të lindë, ndryshojë ose të zhduket diçka që ekziston, për të cilën ne shqiptarët kemi dhënë goditjen përfundimtare, diçka që do të ndryshojë e do të ketë ndikim në zhdukjen e shpresës, që ne e ndihmuam aq shumë, që për pasojë mund të ketë, në rastin konkret zhbërjen e rendit politiko – juridik të Malit të Zi. Por, asnjë fjalë për shqetësimet konkrete të shqiptarëve, qoftë politike apo ekonomike, asnjë fjalë për përfaqësuesit tanë jo vetëm në qeveri por edhe në Kuvendin e Malit të Zi, nga ku nisin të gjitha iniciativat dhe ku (do) vendoset për lindjen, ndryshimet apo zhdukjen e shkakut që e kemi aq frikë.

Qeveria është bartëse e pushtetit ekzekutiv e cila përcakton dhe udhëheqë politikën shoqërore në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe akteve tjera të Kuvendit. Kjo do të thotë që qeveria ka rolin e propozuesit e jo ekzekutuesit, rol të cilin e merr vetëm nga Kuvendi, nga deputetet (edhe shqiptarë) si pjesëtarë të Kuvendit. Sipas mendimit tim kritik shënjestra e të gjithë shqiptarëve, e politikës, gazetarisë në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në rrjetet sociale, duhet drejtuar në qëndren e krijimit të politikbërjës, drejtë Kuvendit, atje ku kemi përfaqësuesit tanë, me ndikim apo pandikim në vendimmarrje, s’ka rëndësi, rëndësi ka të marrësh pjesë, të ulen në karrigen të mbuluar me pagë të majme mujore, ajër të kondicionuar e privilegje të tjera! Vërtetë deputetët kanë edhe një detyrë, mbase edhe obligim, të ngrisin dorën apo në mënyrë elektronike të deklarojnë votën e tyre, të kundërshtojnë ose të jenë të përmbajtur. Si do që të jetë puna nga ata mvaret se çka do të lindë, të ndryshojë apo zhduket, sepse vetëm ato do t’i zbatojë qeveria.

Çdo shqiptar e ka të qartë politkën proruso-serbe të Mandiqit dhe shumicës parlamentare

S’ka asnjë dyshim të shqiptarët, se pjesa më e madhe e anëtarëve pjesëmarrës në Qeverinë e Malit të Zi janë me orientime politike pro ruso-serbe siç nuk ka asnjë dyshim po ashtu se pjesa më e madhe e partive politike në Kuvendin e Malit të Zi kanë po të njëjtat orientime politike. Për më tepër shumëkush mendon, me të drejtë mendoi unë, se polika e qeverisë është nën ndikimin direkt të Mandiqit, njeriut apo politikanit për të cilin Drazho Mihajloviqi është hero, Millosheviqi idhull politik dhe jetësor ndërsa gjenocidi mbi popullsinë e pafajshme nuk i bënë përshtypje. Por, kjo nuk është e vetmja arsye e reformatimit të qeverisë me përbërës dallues politikë. Qëllimi i këtij konglomarati apo laramanije është qëndrimi në pushtet i kësaj qeverie laramane dhe mbajtja e karrikës së kryeminstrit Spajiq, i cili të lë përshtypje se, përkundër laramanisë politike, ka përkrahjen e Evropës?! Madje, edhe programi “Evropa 2“, edhe pse nga opozita po kritikohet ashpër, jep shpresë për një standard jetësor më të mirë, sidomos të atyre qytetarëve me standard më të ultë jetësor. Si duket edhe këtu e ka përkrahjen e Evropës, por le të presim reagimet e tyre dhe zbatimin e programit.

Qeveria e riformatuar e Malit të Zi ditë më parë, nuk është rast i izoluar në politikat evropiane, ka pasur dhe do të ketë raste të tilla. Më rëndësi është puna, veprimi, zbatimi i ligjëve dhe politikave zhvillimore në përgjithësi. Pikërisht këtu qëndron problemi i shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët përkundër kushtetutave dhe akteve ligjore për 40 vjet okupimi nën Malin e Zi, 72 vjet nën Jugosllavi dhe 34 vjet në demokraci nuk u trajtuan dhe nuk u integruan si popujt të tjerë në Mal të Zi. Problemet janë të shumta, për të cilat deputetet dhe anëtarët shqiptarë në qeveri duhet të merren e të angazhohen fort, për ndryshimin e këtij realiteti. Na janë të njohura rrethanat politike të kohrave të ndryshme, siç na janë të njohura edhe rrethanat politike në ditët e sotme, ndikuesit në prapambeturinë zhvillimore në çdo lëmi të jetës, vetëm kanë ndërruar emër e asnjë ndryshim tjetër. Për më keq të dhënat statistikore tregojnë se shkalla zhvillimore në vendbanimet shqiptare, për fat të keq, po përkeqësohet, nuk ka asnjë “histori suksesi” në trojet shqiptare dhe si rrjedhojë indexi zhvillimorë i Ulqinit, ku jetojnë numri më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi, nga 83,47 zbret në 79,11 ose – 4,6% kështu që në rang listën zhvillimore të komunave në Mal të Zi nga vendi i 11 zbret në vendin e 14, ndërkaq komuna e Bjello Poles ka rritje të koeficientit zhvillimor nga 64,78 në 71,15 ose shënon rritje për 6,37 %, ndërsa Mojkovci po ashtu tregonë rritje nga 73,48 në 77, 48 ose 4,00 %.

Shqiptarët në Kuvendin dhe Qeverinë e Malit të Zi të merren me problemet e shqiptarëve e jo më problemet e malazezëve dhe serbëve apo të tjerëve

Investimet shtetërore dhe indeksi zhvillimor janë bazë e zhvillimit ekonomik,, arsimor e kulturor të një vendi, një krahine apo një kombi. Pikërisht, këtu qendron çështja e mosrespektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, ndaj pozitës dhe resurseve të vendeve dhe territorëve të banuara me shqiptarë, dhe pikërisht për këto çështje deputetët shqiptarë dhe antarët shqiptarë të kabinetit qeveritar duhet të tregojnë patriotizmin e tyre, sepse deshëm ne apo jo shqiptarët nuk kanë mundësi, madje as na takon, të merremi më çështje madhore shtetërore. Vërtetë ishte një periudhë njëvjeçare ku një shqiptar pati ndikim në trasimin e politikës shtetërore,e cila vështirë se mund të përseritet. Pozita politike dhe ekonomike, arsimi, kultura, barazia në çështjet gjyqësore-administrative dhe aplikimi i gjuhës shqipe në institucionet përkatëse në bazë të kushtetutës dhe ligjeve aktuale e shumë çka tjetër është dhe duhet të jetë primare për strategjinë politike të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilën duhet ta zbatojnë deputetet shqiptarë dhe anëtarët shqiptarë të kabinetit qeveritarë. Shqiptarët, pa marrë parasysh konfiguracionin e saj, duhet të jenë pjesëmarrës në Qeverinë e Malit të Zi, natyrisht për interesin e shqiptarëve, duke ruajtur parimet programoro-politike e duke u kujdesur shumë për zhvillimin e trojeve shqiptare, sepse vetëm kështu do t’i ndihmojmë shqiptarët.

Qëllimi i çdo partie politike është pjesëmarrja në qeveri, atëherë me çfarë të drejte duhet të jemi kritik ndaj reformatimit të ri qeveritar, edhe pse dihen politikat e shumicës, e mos të jemi kritik ndaj pjesëmarrjes në përbërjën e kuvendit. Gjithësesi shqiptarët në Kuvendin dhe Qeverin e Malit të Zi janë aty për interesat e shqiptarëve, jo për interesat e të tjereve.Të tjerët duhet të ndihmohen aq sa ata i ndihmojnë shqiptarët. Në shumë raste demokracia të çon në veprime strategjike, të cilat ne shqiptarët akoma nuk i kemi përcaktuar sa e si duhet! Nuk mund të ketë vendime strategjike, në qoftë se nuk ka objektiva politike. Objektivat e shqiptarëve arrihen me punë, përkushtim, me forcën e argumenteve të cilëat politikanët shqiptarë i kanë më bollëk. Resurset natyrore që mundësojnë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik janë argumente të pathyeshme, nga njëra anë, ndërsa naga ana tjetër shkalla zhvillimore e vendeve të banuara me shqiptarë me të dhënat zyrtare që ekzistojnë është një argument tjetër bindës në duart e politikanëve shqiptarë që duhet ta shfrytëzojnë në raport me Kuvendin dhe Qeverinë e Malit të Zi. Kjo, vetëm nëse ata merren me shkaqet e zgjedhjes të problemeve të shumta të shqiptarëve, në të kundërtën nëse parimore do të kenë rregllimin e problemeve politike të Malit të Zi, për interesa personale apo të partive të tyre politike, atëherë objektivat e shqiptarëve vështirë se do të plotësohen, sepse përbërja e qeverisë nuk ka rëndësi, rëndësi ka realizimi i objektivave të shqiptarëve.

Shqiptarët kanë tre deputet dhe tre ministra, por kanë edhe zëvëndësuesin e Mandiqit dhe Spajiqit, Sipas mendimit tim kritik ata duhet ta shohin veten në funksion të shqiptarëve, të punojnë për interesat e tyre, në të kundërtën nëse funksionin e përjetojnë si arritje për t’i rregulluar çështjet e malazezëve dhe serbëve do të jenë të humbur vetë ata, por edhe të gjithë shqiptarët! Megjithatë, besojmë se për çështjet kyçe si shtetësia e Malit të Zi, çështja e Kosovës a ndonjë tjetër ku duhen dy të tretat e votave, përfaqësuesit shqiptarë, në kuvend apo qeveri, nuk do t’ na zhgenjejnë! /Ulqinionline.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews