Rrëfimi i së dielës: Sheh Myhedini – figura më brilante e patriotizmit në mbarë kombin shqiptar

Dy herë i burgosur politik me burg të rëndë në burgjet serbe dhe i vrarë në Tyrben e njohur në Rahovec, sheh Myhedini ka mbetur figura më brilante e patriotizmit shqiptar në Rahovec me rrethinë.

Sheh Myhedini ka qenë figura më e rrezikshme kundër pushtetit serb në Kosovë. Ekzistimi dhe gjetja e një letre zyrtare në ish-zyrat e komitetit menjëherë pas lufte, për diferencimin e gjithë atyre njerëzve që do ta vizitonin Tyrben e sheh Myhedinit, flet se sa ka qenë pushteti i regjimit serb i frikësuar nga ndikimi i Tyrbes së sheh Myhedinit në Rahovec.

Sheh Myhedini është lindur më 19.03.1920, sipas shënimeve të pasaportës së tij diplomatike, nga babai Jonuz dhe e ëma Qelebija.

Ka qenë i dymbëdhjeti sheh në kuadër të posneshit (postit) të sheh Sylejmanit. Babai i tij, Jonuzi, ishte i biri i sheh Rexhepit.

Sheh Jonuzi e kishte marrë postin e teqesë më 1936, në prag të Luftës së Dytë Botërore. Kur mbreti Aleksandër e sheh rrezikun nga komunizmi, lejon në atë kohë që në Kosovë të bëhen zgjedhjet “e lira”, në mënyrë që, sipas bindjes tradicionale, populli të mund të deklarohet për deputetët që do ta sfidonin këtë ideologji.

Në ato vite nga Rahoveci ishte deputet prifti serb, i cili edhe më tutje mbante bindjen se do t’i fitonte votat në Rahovec me rrethinë. Dhe, përgatit votimin me krerët eminentë të bashkisë.

Por, zgjedhjet i fiton sheh Jonuzi, me sakrifica të mëdha, i cili për deputet të Mbretërisë zgjedh Mustafë Dërgutin, nga Rahoveci, së bashku me klanin e vet shqiptar, të cilët, për herë të parë në Rahovec me rrethinë, bëjnë kthesë politike falë ndikimit të Tyrbes.

Dhe, pasi serbët nuk mundën të realizojnë atentatin në oborrin e Teqesë dhe pas vdekjes së sheh Jonuzit jetëshkurtër, i cili vdes në moshën 43 vjeç, postneshin e Tyrbes e merr sheh Myhedini, medresant i Medresesë së Gjakovës, në përfundim të vitit të katërt, më 12 gusht 1940.

Sheh Myhedini aso kohe ishte 20-vjeçar. Emërohet në postin e lartpërmendur zyrtarisht nga sheh Hasani, sheh i Teqesë së Saraçanës Hasitare për rendin Helveti. Emërohet dhe i jepet hilafetname (autorizimi) të kryejë teqenë e Rahovecit, për të kryer detyrën e babait, sheh Jonuzit.

Kush e dënoi së pari sheh Myhedinin?

Më 1945, sheh Myhedini, si mik i shtëpisë së Kajtaz Ramadanit të Kijevës, hyn në grupin e patriotit Halim Spahija, si grup i njohur kundër depërtimit të komunizmit, për t’i bërë rezistencë idesë politike të kësaj rryme sllave.

Në Prizren, për herë të parë kundër këtij grupi, mbahet gjykimi në shtëpinë e njohur “Sokolov dom”, ku gjyqi civil, nën patronatin e Ali Shukrisë dhe Hivzi Sylejmanit, grupi i rezistencës dënohet rëndë.

Sheh Myhedini dënohet me 4 vjet burg të rëndë dhe dërgohet në burgun e Nishit. Ndërkaq, pesë anëtarë të tjerë të grupit i pushkatojnë në Prishtinë.

Sheh Myhedini gjatë mbajtjes së burgut sëmurët nga TBC-ja, sëmundje e rrezikshme për kohën. Dhe, me mendimin e mjekut të burgut se ai do të vdiste brenda muajit dhe që të mos sëmureshin të burgosurit e tjerë, e lëshojnë në shtëpi.

Sheh Myhedinin e thërrasin në drejtorinë e burgut dhe ia bëjnë me dije se do e lëshojnë në shtëpi, por edhe ia bëjnë me dije se nuk do të jetojë më gjatë se një muaj.

Pra, e lëshojnë për të vdekur! Por, mendimi i mjekut nuk u realizua dhe sheh Myhedini filloi punën dhe veprimtarinë e tij, duke fituar një respekt dhe besim të jashtëzakonshëm në popull.

Dhe, me krijimin e besimit edhe më të madh në popull, sheh Myhedini u bë therë në sy të regjimit sllavo-komunist, aq më shumë kur doli në shesh se edhe shehu aktual, pra sheh Myhedini, ishte i rrezikshëm, madje më shumë se i ati, Jonuzi, në vazhdimin e traditës patriotike dhe rezistencës sllave.

Sheh Myhedini në NDSH dhe burgosja e dytë e tij

Rreth vitit 1950 sheh Myhedini fillon veprimtarinë e tij politike dhe kombëtare në NDSH, grup politik, i cili punoi për 5 vjet me radhë, deri në vitin 1955. Më 25 maj 1955 sheh Myhedini burgoset bashkë me Ibrahim Mullalinë në Prizren.

Burgosën edhe pjesëtarë të tjerë në Gjakovë dhe si rrjedhojë sheh Myhedini dënohet me 9 vjet burg të rëndë dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës së Sremit, më vonë në Nish, Prizren, Gjakovë etj.
Një vit asnjë letër prej tij e as kontakt tjetër…

Dhe, pas një gjendje të tillë, atë e kishin sjell në Prizren. Sheh Myhedini, e që zakonisht peshonte 85 kg, në burgun e Prizrenit kishte rënë në peshë dukshëm, në 40 kg dhe vështirë dallohej në pamje.
E njohën vetëm nëpërmjet nofullave në burgun e Prizrenit. Ishte njeri me afro 40 kg peshë! Po mos ta njihnin nga nofullat vështirë ishte të identifikoj se ishte ai!

Vazhdimi i aktivitetit kombëtar dhe vrasja e sheh Myhedinit

Sheh Myhedini gëzonte respekt të madh në Rahovec dhe më gjerë. Atë e nderonin, sepse ishte personalitet i korrektësisë dhe humanizmit.
Rreth shehut të “Teqesë së Madhe” në Rahovec, sillej çdo veprim qytetar. Gëzonte besimin e masës qytetare, ashtu sikur që vetë qytetarët e Rahovecit kërkuan strehim dhe shpëtim te sheh Myhedini, i cili u doli në mbrojtje me të gjitha mundësitë që kishte.

Më 19 korrik të vitit 1998 forcat serbe masakruan gra e fëmijë në Rahovec dhe shumë trupa qytetarësh të djegur u karbonizuan. Ata trupa u morën për të mos u identifikuar e gjetur ndonjëherë…
“Teqeja e Madhe” në Rahovec mbeti fortesë mbrojtjeje për popullatën e atjeshme dhe, duke parë masakrimin e qytetarëve të pafajshëm, të fëmijëve e grave, masa prej qindra banorësh rahovecian kërkuan ndihmë dhe strehim te sheh Myhedini.

Duke përcjellë gjendjen në Rahovec dhe lëvizjet e popullatës, policia serbe futet edhe në “Teqenë e Madhe”, duke bërë ekzekutimin e civilëve të strehuar te sheh Myhedini.
Në atë dhunë, më 22 korrik të vitit 1998, sheh Myhedini, duke dal në ballë të masës së strehuar në Tyrbe, u ekzekutua nga forcat serbe brenda tyrbes./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews