Sonte, në Hardh Fest, do të performoj një prej bendeve më të njohura botërore, Gipsy Kings.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nëpërmes një postimi në Facebook.
Ai mirëpriti grupin në një diskutim rreth artit, kulturës dhe trashëgimisë.
HardhFest është duke u mbajtur në datat 6,7 dhe 8 shtator në Rahovec ku gjatë natës së sotme pritet të performoj edhe Shkumbin Ismaili.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi e veçantë takimi me ta, një diskutim i këndshëm për artin, kulturën dhe trashëgiminë që ata përfaqësojnë.
Gipsy Kings janë gati që sonte të sjellin hitet e tyre për publikun e vendit tonë dhe të dhurojnë një performancë fantastike.