Serbisë ia kthejnë shpinën serbët e Kosovës

Pesë masat e  Vuçiqit , kanë ndezur motorët e shumë serbëve  të Kosovës të cilët e cilësojnë   atë si tradhtar e  njeri që ka vënë në lajthitje interesat e serbëve të Kosovës përmes artikulimit të zërit të Listës Serbe.

Vuçiq e dëshiron ndarjen e Kosovës nga ura e Ibrit dhe synimi i tij   është ta mbajë sa më gjatë të ngrirë procesin e mos hapjes së urës, duke krijuar tensione  në Kosovë në mënyrë që shtetin e Kosovës  ta  stagnojë në integrimin e BE-së.

Në procesin e marrëdhënieve ndërkombëtare Serbia  synon  ta parqet Kosovën në KS të OKB-së si vatër krize  në rajon dhe shtet prej nga dëbohen serbët nga Kosova, ndërsa ta  nxis Rusinë dhe Kinën me politika   aktive kundër Kosovës.

Serbët e Kosovës  po e kuptojnë se janë instrumentalizuar nga presidenti i Serbisë Vuçiq si vegla përdorimi në shumë mënyra, duke i  detyruar ta braktisin punën si rasti me policët serbë  në veri, e tani  të shtron kërkesa që të njëjtët të kthehen në detyra  të shërbimit  ku kanë punuar.

Këtë ide po e mbështesin shumë ish-policë serbë duke u deklaruar se  janë manipuluar nga Serbia.

Dalja  e ish policëve serbë me deklarata të tilla, është përcjellur me  probleme të reja në terren ku  dyshohet se serbë të strukturave  kriminale kryesisht nga Mbrojtja Civile, kanë hedhur  koktej molotovi  në një shtëpi në veri të Mitrovicës, saktësisht në Zveçan.

Dy automjete  janë djegur në Çagllavicë afër Prishtinës gjë që tregon se  zgjerimi i strukturave kriminale serbe po  përhapet edhe jashtë veriut të Kosovës.

Profesori amerikan në Universitetin  John Hopkins, Daniel Server, ka thënë  para pak ditësh se  SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare ,duhet të pushojnë ta përkëdhelin Serbinë.

Server  ka kërkuar  nga SHBA  që ta përkrah Kosovën në shtrirjen e sovranitetit  territorial  duke  qeverisur dhe kontrolluar gjithë  shtetin, por mbi parimet e lirisë së lëvizjes së lirë në jug e veri.

Daniel Server ka tërhequr  vërejtjen perëndimit se  prania e Serbisë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë paraqet  pengesat e para të influencës ruso-serbe në  dy shtete  ku rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor ,prandaj ka kërkuar që Serbisë ti  ngushtohen dhe shuhen veprimet kriminale.

Server  paralajmëron se  zgjerimi i Serbisë kriminale në Mal të Zi, është paralajmërim i qartë edhe për Maqedoninë Veriore se ajo është në radhë , nëse Serbia dhe Rusia kanë sukses në BiH, Mal të Zi dhe Kosovë.

Server ngre  dyshimet edhe në autoritetin e Kryeministrit Kurti pasi ai nuk përfill sugjerimet amerikane për koordinim të aksioneve në veri të Kosovës./Telegram news

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews