Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se në tetor ose nëntor pritet pagesa e këstit të parë prej 112 milionë eurosh për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ai shpreson që kjo të ndodhë në fund të tetorit, duke theksuar se është e rëndësishme që qytetarët ta ndjejnë ndryshimin.
Nga 1.58 miliardë eurot që Serbia do të marrë, 380 milionë do të jenë grante, ndërsa 1.2 miliardë do të jenë kredi me norma interesi shumë të favorshme.
Vuçiq theksoi se reformat janë më të rëndësishmet për ta.