Seferi drejt rikthimit në Evropë, e duan tre skuadra nga Serie A dhe një nga Premier League

Taulant Seferi është gati të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas një viti të kaluar në Emiratet Arabe te FC Baniyas për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.

Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te skuadra arabe nga ukrainasit e Vorska Poltava, derisa e ardhmja e tij duket shumë e mirë.

Mediumi italian ‘TMW’ ka raportuar se ylli shqiptar gjatë verës mund ta bëj hapin e madh në karrierë, pasi ka interesim nga Serie A dhe Premier League.

“Seferi luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.

Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.

Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A ku kërkohet nga Cagliari, Lecce dhe Empoli që duan transferimin e shqiptarit.

Ndërkohë për 27-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra e sapo futur në Premier League, Ipswich Town.

Sigurisht që ndeshjet në Evropian do të jenë një shtysë për klubet për ta parë Seferin i cili mund të largohet nga Vorska për një shumë rreth dy milionë euro.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews