Twitter, i cili tash quhet X, më 14 korrik 2006, hyni në përdorim, ndërsa sot është një nga platformat e mediave sociale më të mëdha në botë.
Rrjeti social ishte krijuar në mars 2006 nga Jack Dorsey, Evan Williams, Biz Stone dhe Noah Glass dhe hyri në përdorim në korrik.
Shërbimi shpejt fitoi popullaritet në mbarë botën, me 500 milionë përdorues të regjistruar në vitin 2012, të cilët postuan 340 milionë mesazhe në ditë.
Më 2013 Twitter ishte një nga 10 faqet e internetit më të vizituara dhe është cilësuar si “SMS e internetit.
Twitter do të thotë ‘Zog’ dhe në logon e saj përfaqësohet nga një lloj zogu blu që gjendet në Amerikë.
Ideja për emrin Twitter e ka zanafillën nga logoja e një faqeje interneti me emrin ‘Larry the Bird’ – Larry Bird, ish-basketbollist i njohur amerikan i skuadrës Celtics të Bostonit.
Pas blerjes së kompanisë nga pronari i Tesla-s në vitin 2022, Elon Musk ndryshoi emrin e platformës zyrtarisht në X, duke përfshirë edhe logon./Kp